Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan - Foto: REL/AFP

Recep Erdogan e uron Albin Kurtin për postin e kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar mesazh urimi nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan në urimin e tij për kryeministrin Kurti premton vazhdimin e mbështetjes së Turqisë për Kosovën.

Po ashtu, në mesazhin e tij, Erdogan shprehet për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë.

Më poshtë mund të lexoni urimin e plotë nga Erdogan:

I nderuar Kryeministër,

Në emrin tim personal dhe në emër të popullit tim shpreh urimet e mia më të thella me rastin e krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019 në Kosovë.

Kam besim të plotë se me përvojën dhe përpjekjet tuaja të vlefshme në periudhën e ardhshme do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona.
Turqia, do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat.

Duke shfrytëzuar këtë rast, përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës.