‘Rebelohet’ edhe Këshilli i Prindërve, thirrje kundër zëvendësimit të orëve të humbura

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka dalë me deklaratë të re lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket grevës së përgjithshme që ka nisur më 25 gusht.

Ky këshilli ka shprehur indinjatën lidhur me mos gjetjen e një zgjidhje për grevë, dhe ka deklaruar se do t’ju bëjë thirrje të gjithë prindërve që të bojkotohet zëvendësimi i orëve të humbura të mësimit si rezultat i grevës.

“Duke shprehur indinjatën tonë të thellë për mos lëvizjen e palëve drejt dialogut social dhe vazhdimin e dëmtimit kryekëput të interesit të fëmijëve dhe prindërve, ia bëjmë të ditur të gjitha institucioneve se Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës do të mobilizohet dhe do t’ju bëjë thirrje të gjithë prindërve që të bojkotohet zëvendësimi i orëve të humbura nga greva. Nuk duam të pranojmë edhe të dëmtohemi nga greva edhe t’ju përshtatemi orareve jashtë ditëve të punës apo jashtë kalendarit vjetor të mësimit” – thuhet në njoftimin e këtij këshill.