Realizohet fluturimi më i gjatë pa ndalesa i avionit të udhëtarëve

Transportuesi australian “Qantas” ka përfunduar një provë të fluturimit më të gjatë për pasagjerët pa ndalesa.

Pjesë e hulumtimit ishin pilotët, anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët, transmeton rtv21.tv.

Boeing 787-9 me 49 persona në bord iu desh 19 orë e 16 minuta për të fluturuar nga New Yorku në Sidnej, një rrugë prej 16 mijë e 200 km.

Muajin tjetër, kompania planifikon të testojë një fluturim pa ndalesë nga Londra në Sidnei.

“Qantas” pret që të vendosin nëse do të fillojnë rrugët deri në fund të vitit 2019.

Nëse gjithçka shkon mirë, shërbimet do të fillojnë të funksionojnë në vitin 2022 ose 2023.

Konkurrenca në tregun e aviacionit ultra-gjatë është rritur në vitet e fundit. “Singapore Airlines” filloi një udhëtim gati 19-orësh nga Singapori në New York vitin e kaluar, i cili aktualisht është fluturimi më i gjatë i rregullt në botë./21Media