Foto: KALLXO.com

Reagon Vjosa Osmani për heqjen e reciprocitetit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë për heqjen e masave të reciprocitetit karshi Serbisë.

Sipas Osmanin, ta quash reciprocitetin pengesë, do të thotë se barazinë e konsideron pengesë.

Sipas saj, kjo nënkupton se nuk e do vendin tënd të barabartë me të tjerët.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka marrë sot vendim që t’i heq masat e reciprocitetit të vëna nga ish qeveria Kurti, për siç ka thënë sot Hoti, heqjen e pengesave për fillimit e dialogut Kosovë-Serbi.

Ky është reagimi i plotë i kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani:

Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës.

Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë