Foto: Kallxo.com

Reagon ShSKUK për sulmin ndaj infermierëve në Spitalin e Mitrovicës

Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitroivcë, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:00 në Repartin e Emergjencës janë sulmuar dy infermierë në orarin e punës.

Sipas njoftimit të spitalit, infermierët janë sulmuar nga familjarët e pacientëve.

“Infermierët e sulmuar nga familjarët e pacientëve janë: F.M dhe A.H, të cilët kanë kanë marrë lëndime trupore. Përkundër sulmit fizik ndaj infermierëve, pacienti është trajtuar nga stafi i shërbimit emergjent”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Për rastin e njëjtë ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës- ShSKUK , të cilët përmes një publikimi në Facebook kanë dënuar këtë sulm ndaj punëtorëve shëndetësor.

“SHSKUK e dënon dhe cilëson si të pa pranueshëm sulmin ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke kërkuar nga organet kompetente që të merren me rastin në fjalë”, thuhet në reagimin e ShSKUK.

Dy infermierë sulmohen nga familjarët e pacientëve në Spitalin e Mitrovicës

.