Reagon Shpend Ahmeti pas vrasjes në Mati 1

Pas përleshjes që ka ndodhur në lagjen “Mati 1”, ku një person ka vdekur dhe tre persona janë plagosur, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Me shqetësim pranuam lajmin për ngjarjen e rëndë në Prishtinë ku si pasojë e një përleshjeje ka humbur jetën një qytetar dhe tre të tjerë janë të plagosur rëndë”, ka shkruar Ahmeti.

Më tej Ahmeti ka thënë se ekipet e Policisë dhe Mjekësisë Urgjente kanë reaguar menjëherë dhe prioritet është trajtimi i të plagosurve të cilët tashmë janë transferuar në QKUK.

“Policia është duke mbledh informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar, por të gjitha informatat e sakta do të bëhen të ditura pas hetimeve nga institucionet e rendit”, ka shtuar më tej Ahmeti.

Në emër të Komunës, Ahmeti ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës.

“Lutemi e shpresojmë se të lënduarit e tjerë të shërohen”, ka përfunduar Ahmeti.

QKUK tregon bilancin e përleshjes me armë në Mati 1

Më poshtë gjeni pamjet që ka siguruar Kallxo.com nga vendi i ngjarjes, ku shihen personat e dyshuar duke u gjuajtur me kallashnikov.

VIDEO +18: Momenti i plagosjes në ‘Mati 1’