Foto: VOA

Reagon Rama i quan “kufoma politike” Berishën dhe Bashën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas protestës që u mbajt sot para objektit të Partisë Demokratike. Ai quajti “kufoma politike”, ish-kreun e PD-së, Sali Berisha dhe kreun e tanishëm, Lulzim Basha.

“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”, shkroi Rama në Twitter.

Shefi i qeverisë shqiptare gjeti të citoi disa fjalë të Xhoerit për të përshkruar situatën e sotme pranë selisë së PD-së.

“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!”, thuhet në reagimin e kryeministrit Rama.

Sot gjatë ditës, një protestë e thirrur nga Sali Berisha eskaloi. Dyert e objektit u thyen ndërsa intervenoi edhe policia.