Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Reagon PDK, thotë se Albin Kurti i ofroi para deputetes Adelina Grainca

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi deputetja Adelina Grainca ka lënë këtë parti për të kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një njoftim për media, PDK ka drejtuar akuza ndaj kreut të LVV-së dhe kryeministrit, Albin Kurti, për ofrim të parave për deputeten Grainca dhe familjen e saj.

“Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente”, thuhet në njoftim.

“PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”, thuhet në fund të njoftimit.