Reagon Pacolli për vdekjen e 28 vjeçarit në aksident

Një 28 vjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën Rahovec – Malishevë, saktësisht në fshatin Dragobil.

Për vdekjen e 28 vjeçarit ka reaguar i pari i AKR-së dhe ministri i Jashtëm në largim, Behxhet Pacolli, duke kërkuar nga të gjithë që të mbajnë shpejtësinë e lejuar në komunikacion.

“Të zgjohesh me lajmin për një tjetër vdekje në trafik është e trishtueshme. Kërkoj nga të gjithë të mbajnë shpejtësinë e lejuar, të respektojnë rregullat dhe mbi të gjitha jetën. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit”, ka shkruar Pacolli në postimin e tij në Facebook.

Sipas Policisë, shkaktar i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë vetë viktima, pasi që i njëjti nuk i është përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me kamioni i cili ka qenë duke lëvizur përballë tij.

Komandanti i trafikut në rajonin e Gjakovës, Albin Sahatçija ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për tu marrë me rastin, ndërsa trupi i viktimës me urdhër të prokurorit dhe me kërkesë të familjarëve i është liruar familjes.