Reperi Noizy - Foto: Facebook
Reagon Noizy pasi u shpall në kërkim: Nuk jam në arrati, jam viktimë e kallëzimit të rremë
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë – ka shpallur në kërkim Rigels Rajkun, i njohur me nofkën Noizy.
Noizy bashkë me Bahtjar Bajraktarin u shpallën në kërkim dje, më 05.08.2024, për veprën penale – lёndim i rёndё trupor.
Reperi nga Shqipëria ka reaguar sot, më 06.08.2024, duke thënë se nuk është në arrati e se në këtë rast është viktimë e një kallëzimi të rremë.
“Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatik si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gisht fare, zero” – tha Noizy në reagimin e tij.
Ai tutje shtoi se po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë të cilën pretendon që është duke u bërë ndaj tij.
“Dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrsesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë” – tha reperi.
Ai tutje shtoi se bashkë me studio të avokatisë do të kontribuojnë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj tij.
Krejt në fund ai shtoi se në këtë është viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk ka asnjë lidhje me rastin.
Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për të lokalizuar vendndodhjen e Noizyt