Reagon Lista Serbe: Vënia e gjobës së parë do të shkaktojë rezistencë të ashpër

Lista Serbe ka reaguar përmes një komunikate për media pas vendimit të ri të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale, me të cilën ka paralajmëruar masa si qortim, gjobitje e targa provuese për ata qytetarë që bartin targa ilegale momentalisht.

Përmes një reagimi në Facebook, Listat Serbe ka njoftuar se çdo shqiptim i gjobës së parë do të jetë shkas për reagim dhe rezistencë të ashpër të serbëve.

“Duam të ia bëjmë të qartë atij (Kurtit) se vënia e gjobës së parë do të shkaktoj një reagim dhe rezistencë të ashpër të popullit serb, sepse jemi të vetëdijshëm për synimet e pushtetarëve në Prishtinë”- thuhet në reagimn e Listës Serbe.

“Të gjithë ata që mendojnë se populli ynë do të vëzhgojë në heshtje heqjen e targave KM, pra lirinë e lëvizjes dhe rrezikimin e mbijetesës sonë, gabojnë shumë. Njoftimi i Albin Kurtit nuk është gjë tjetër, veçse dëshirë për të vazhduar me planin e dëbimit të serbëve nga shtëpitë e tyre shekullore” – thuhet tutje në reagimin e tyre.

Qeveria e Kosovës ka marrë sot një vendim të ri për targat ilegale ku parashihen masa të të ndara në faza të ndryshme, e që përfundojnë më 21 prill 2023, pas cilës datë  nuk do të lejohet përdorimi i targat tjera përpos atyre RKS.

Qeveria vendos disa masa të reja për targat ilegale, u jep afat deri më 21 prill 2023