Reagon Lëvizja Vetëvendosje, pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese  në lidhje me dekretin e presidentit Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hoti për kryeministër të ri.

Në reagimin e Vetëvendosjes, të cilit ia ka bashkuar një video nga protesta e heshtur e sotme në sheshin e Prishtinës, thuhet se pjesëmarrja masive në këtë organizim dëshmoi se vullneti i qytetarëve është që të organizohen zgjedhjet sa më parë.

“Pjesëmarrja masive, e organizuar në formën e një performance sot, dëshmoi edhe njëherë se vullneti i shumicës së qytetarëve është që kriza politike të zgjidhet pa e shkelur kushtetutën, dhe e vetmja mënyrë për këtë është që të organizohen zgjedhjet sa më parë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Kjo parti sot mbajti një ‘provë’ për protestë, ku morrën pjesë rreth 5 mijë njerëz.