Ilustrim

Reagon laboratori ku testi për COVID-19 u pagua 200 euro

Pas lajmeve se testi për coronavirus është paguar 200 euro, ka reaguar edhe laboratori ku është kryer testi dhe ku është bërë pagesa.

Në një njoftim, “Medical Laboratory & Services” thotë se pagesa 200 euro është e saktë dhe tregon arsyet pse është ky çmim.

“Për shkak të realizimit të shpejt dhe kostos së reagensave ky test në MLS kushton 200 Euro”, thuhet në njoftimin e laboratorit lidhur me testin me metodë nukleare të performuar nëpërmjet sistemit “GeneXpert SARS COV-2” që, sipas laboratorit, e detekton virusin për 45 minuta.

Ky është njoftimi i plotë i laboratorit:

SQARIM

Medical Laboratory & Services e sheh të nevojshme të sqaroj opinionin e gjerë lidhur me disa shqetësime dhe reagime nëpër rrjete sociale në të cilat jane publikuar çmimet e testeve të laboratorit tonë.

Publikimi i tyre neper rrjete sociale e mediume të caktuara nuk është shqetesues aspak për ne si laborator, sa paraqiten të jenë shqetësuese dezinformatat qe i servohen opinionit të gjerë në këtë kohë jo të lehtë pandemie nëpër të cilën po kalon shoqëria jonë. Këto dezinformata mund të jenë të qëllimshme me tendenca të caktuara kundrejt laboratorit tonë. Madje, duke bërë krahasime (manipuluese) të çmimeve të llojeve të ndryshme të testeve (Serologjike me ato të metodës PCR) që aplikohen në vende evropiane me ato që aplikohen në Republikën e Kosovës.

Për hir të saktësisë klinike të informacionit, në shkencat mjekësore sot aplikohen disa lloje të testeve për identifikimin e virusit SARS- CoV 2 (COVID -19). Metoda më e njohur është ajo përmes testit molekular Real Time PCR që kryhet edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Në rastet më të shpeshta, me këtë metodë, pacientit rezultati i kumtohet brenda 48 orëve. Ky test në Medical Laboratory Sevices kushton 65 euro!

Metodë tjetër molekulare është edhe testi i performuar nëpërmjet sistemit “GeneXpert SARS COV-2” që e detekton virusin në kohë RAPIDE (të shpejt) për 45 minuta. Për shkak të realizimit të shpejt dhe kostos së reagensave ky test në MLS kushton 200 Euro, çmim ky që është më i ulët sesa ai në vendet evropiane.

Pastaj, janë testet serologjike (ELISA IgM-25, IgG-2) që detektojnë praninë e antitrupave në gjak, çmimi i të cilave në laboratorin tonë është ekzaktësisht 25 Euro.

Në laboratorin tonë, pacientëve u shpjegohen të gjitha këto metoda dhe mbetet në dorën e atij/asaj që të vendos duke u bazuar në arsyetimin dhe kohëzgjatjen e bërjes së testit!

Për ne në Medical Laboratory Services, me rëndësi primare mbetet shëndeti i pacientëve dhe asgjë tjetër para saj.

Me konsideratë,

Medical Laboratory Services