Reagon Kurti pas të shtënave drejt policisë në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.

Kurti ka deklaruar se po zhvillohet një hetim i plotë në lidhje me rastin.

“Fatmirësisht i shpëtuam viktimave dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Kurti tha se kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore, gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës

“Rreth 10 herë ka pasur të shtëna sot në drejtim të Policisë Kufitare që po hipte në një patrullë me varkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, është shprehur Kurti.

Rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.

Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë.

“Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rreth 10 të shtëna me armë drejt policisë kufitare në veri