Reagon kryetari i Prishtinës pas aksidentit të rëndë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas aksidentit që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.

Sipas Ahmetit, në aksident janë lënduar dy persona.

“Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në qendër të qytetit në rrugën Agim Ramadani kur një kamion është përplasur me disa vetura. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes, ndërsa menjëherë kanë intervenuar edhe dy ekipe të Urgjencës së Komunës tonë dhe për fat të mirë lëndimet nuk janë të rënda. Raportohet për dy persona të lënduar. Besoj se do të zbardhen të gjitha detajet në ditët në vijim”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.