Reagon Hoxhaj për protestën në Shipashnicë

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj një protestë që është raportuar sot se ka ndodhur në Komunën e Kamenicës në fshatin Shipashnicë.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka fajësuar qeverinë për nxitjen e kësaj proteste, që sipas mediave lokale është organizuar nga disa prindër të cilët kundërshtojnë reformën në arsim.

“Qeveria e Albin Kurtit ka nisur betejë të dhunshme me kryetarin e Kamenicës që po ashtu u zgjodh nga VV, duke përdorur nxënësit, prindërit dhe mësuesit e Kamenicës si fushëbetejë për inate e ego të sëmura pushteti, Sot Policia atje paska përdorë sprej ndaj banorëve që po mbrojnë shkollën nga mbyllja. Në vend që kryeministri e ministrja e Arsimit të ulen me kryetarin e komunës e të gjejnë zgjidhje për hapjen e shkollave në Kamenicë, ata po i përdorin nxënësit për të krijuar drama para zgjedhjeve lokale”, ka shkruar Hoxhaj.

Sipas tij, nxënësit duhet të kthehen në shkolla, ndërsa Qeveria e Komuna duhet tu ofrojnë kushte sa më të mira.

KALLXO.com raportoi edhe për reagimin e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili dha detaje për këtë ngjarje.

Protestë në fshatin Shipashnicë, reagon Qëndron Kastrati

.