Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Reagon Haradinaj pas raportit të Freedom House që e etiketon si figurë të lidhur me krim të organizuar dhe korrupsion

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportit të organizatës Freedom House, sipas të cilit ai dhe ish-presidenti Hashim Thaçi etiketohen si figura të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Figura kryesore politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë lidhje me krim të organizuar e korrupsion të nivelit të lartë, që kanë rol të madh në politikë dhe ndikojnë në vendosjen e liderëve kyçë”, thuhet në raportin e Freedom House.

Lidhur me këtë, në një postim në Facebook Haradinaj ka thënë se edhe si kryeministër edhe tash ka punuar dhe vazhdon të punojë për sundimin e ligjit dhe demokracinë.

“ë dashur qytetarë,  U përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve përmendet edhe emri im. Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë”, ka shkruar Haradinaj.