Gani Geci

Reagon Gani Geci pas kërcënimit ndaj Kurtit, i ofron ndihmë

Gani Geci, ish deputeti i LDK-së i ka dalë në mbrojtje Albin Kurtit pas kërcënimit që ky i fundit e mori nga një anëtar i Nismas SocialDemokrate.

Madje, Geci i ka ofruar ndihmë Albin Kurtin, ndonëse thotë se kurrë nuk e ka njohur e as përkrahur.

Geci ka kërkuar edhe reagimin e Prokurorisë së Shtetit.

Kjo e fundit në një përgjigje për KALLXO.com ka deklaruar se do të marrin hapat konkret në lidhje me këtë rast.

Në anën tjetër, Haxhi Hoti ka kërkuar falje dhe ka fshirë postimin e tij ku deklaronte se Albin Kurti i ka dy rrugë para tij, largimin nga Kosova ose të vritet.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Gani Gecit, pa ndërhyrje:

Të dashur miq,

pasi që lexova kētë shkrim dhe pasi analizova me vëmendje këtë shkrim më preku shumë ky si lloj kërcenimi po me duket prej këtij momenti unë Gani Geci edhe pse kurrë as nuk e kam përkrahur dhe as nuk e kam njohur Albin Kurtin, sepse kurrë nuk kam pas rast të pi kafe me të, por tani dua dhe mund të jem krahë i tij.

Unë kurrë kurrë LDK-en as ideologjin time djathtiste nuk e ndrroj por duke e parë pozicionin e tij të ngjashëm me timin në kohën e pas luftës, nëse i duhet ndihma ime Albin Kurtit unë do t’i ndihmoja me deshirë.

Menjiher duhet të reagoj prokuroria dhe shteti ligjorë

Me respekt

Gani Geci

 

Kandidati për deputet i Nismës thotë se Albin Kurti mund të vritet në Kosovë