Reagon EULEX pasi një zyrtar i tyre është parë duke parkuar në zonë të gjelbër në Prishtinë - VIDEO

Në një video të publikuar në faqen “Vrojtuesit e Lagjes- Prishtinë”, një zyrtar i EULEX është parë  duke e parkuar veturën në mënyrë të gabueshme në Prishtinë.

Pas  publikimit të videos, EULEX-i ka reaguar duke thënë se e dënojnë fuqishëm sjelljen e pjesëtarit të EULEX-it dhe kanë falënderuar qytetarin e Kosovës që sipas tyre hodhi dritë mbi këtë rast.

“Dënojmë fuqishëm sjelljen e pjesëtarit të EULEX-it, i cili është parë duke u parkuar gabueshëm në Prishtinë. Sigurojmë se do t’i ndërmarrim masat adekuate disiplinore”, njofton EULEX.