Avdullah Hoti LDK

Reagon Avdullah Hoti: Kosova më nuk është e izoluar

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj sulmit që iu bë sot me vezë.

Ai ka shkruar se porositësit e atij sulmi po tentojnë ta mbajnë Kosovën e izoluar.

“Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë.Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në”, shkroi Hoti.

AI shtoi se si qeveri e re janë të përkushtuar të ruajnë raportet me miqtë ndërkombëtarë.

“Sinjalet e qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar. Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale. Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë”, përfundoi ai.

Ish kryeministri Ramush Haradinaj para disa ditës në një intervistë dhënë për Klan Kosovën pati deklaruar se në Kosovë do të ketë djem e vajza që do t’i ngjyrosin me vezë qeveritarët që po tentojnë ta heqin tarifën prej 100% ndaj mallërave serbe.

LVV dhe LDK gjatë kohës së fushatës zgjedhore kishin premtuar heqjen e tarfiës dhe vendosjen e reciprocitetit të plotë me Serbinë.

Ditëve dhe javëve të fundit Qeveria është përballur me presione ndërkombëtare për heqjen e tarifës prej 100%.

Aksionin për të gjuajtur zyrtrët me vezë e kishte nisur Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohë sa ishe në opozitë.

Avdullah Hoti sulmohet me vezë