
Nicholas Abbott
Reagon ambasadori britanik pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiqit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka dënuar rrahjen e djalit të politikanit të njohur serb të Kosovës, Nenad Rashiqit.
Abbott ka thënë se një dhunë e tillë është e papranueshme dhe e sëmurë duke kërkuar hetimin e këtij rasti.
“Lajmi për sulm ndaj djalit të Nenad Rashiqit është e sëmurë çfarëdo që mund të jetë motivi. Një dhunë e tillë, qoftë fizike apo verbale, është e papranueshme ndaj kujtdo, por është veçanërisht tronditëse ndaj një personi të ri. Kërkoj që Policia e Kosovës ta hetojë këtë incident shpejtë dhe t’i gjejë ata që kanë nxitur dhe kanë marrë pjesë në këtë incident”, ka shkruar ambasadori i Britanisë në Kosovë.
Nenad Rashiq, në një intervistë ekskluzive në KALLXO Pernime ka treguar se djali i tij është sulmuar me boksa të hekurt e çekiçë.
Nikolla Rashiq është rrahur nga rreth 30 persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla.