Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Reagon ambasadori britanik pas djegieve të veturave me targa të Kosovës në veri
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka quajtur veprim të papranueshëm djegien e veturave të ri-regjistruara së fundmi me targa të Kosovës, në veri të vendit.
Ai ka thënë se të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte që sipas Abbott, paraqesin rrezik për stabilitet dhe qetësi.
“Djegia e veturave pas ri-regjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme. Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë”- ka shkruar Abbott në Twitter.
Ambasadori britanik theksoi se është e nevojshme të bëhen hetime sa më të shpejta.
“Hetimet e shpejta për këtë kriminalitet janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet”- ka shtuar Abbott.
The burning of vehicles following re-registration to RKS plates in north Kosovo is unacceptable. All serious political actors should condemn these acts of violence and the risks they pose to stability and calm. 1/
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) March 31, 2023
Mbrëmë pas mesnatës dyshohet se tre serbëve të Kosovës u janë djegur veturat të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS).
Policia ka njoftuar se dy vetura janë djegur në Mitrovicë të Veriut dhe një tjetër në Zveçan.
Digjen tri vetura me targa RKS në veri