Martin Berishaj, Foto:Facebook

Reagon ambasadori Berishaj pas raportimit të medias sllovene

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është diskutuar në mediat Sllovene nën dyshimin se ka transferuar një shumë të parave tek një kompani private në Mal të Zi.

Sipas mediumit slloven, kompania private është në pronësi të Martin Berishajt.

Për këto ka reaguar ambasadori Berishaj dhe ka bërë të ditur se do të ngrejë padi ndaj “Planet Tv”.

“Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshëm në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet Tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kundër portalit ne fjalë, hap rrugë për fjalën e fundit gjykatës”, ka shkruar Berishaj.

Martin Berishaj është emëruar ambasadori i Kosovës në Kroaci në vitin 2021.