Jorn Rohde - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Reagon amabasadori gjerman në Kosovë pas vendimit të BE-së për vizat

Jorn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i hapin rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën.

Këtë ambasadori gjerman e ka shprehur përmes një reagimi në rrjetin social Twitter.

“Më në fund, një vendim i vonuar për të cilin Gjermania ka avokuar fuqishëm!”- është shprehur Rohde.

Ndërkaq, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së janë pajtuar të mërkurën për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.