Reagon AGK për sulmin ndaj gazetarëve në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka quajtur alarmante sulmin ndaj gazetarëve të Klan Kosovës, në veriun e vendit.

Sot persona të maskuar e kanë sulmuar ekipin e Klan Kosovës në fshatin Zupç të Zubin Potokut.

AGK-ja përmes një komunikate, ka thënë se sulmet e vazhdueshme përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve.

“Sulmet e vazhdueshme përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe pengojnë raportimin për zhvillimet në veri. Andaj, AGK-ja, kërkon nga KFOR-i dhe EULEX-i që të luajnë rol shtesë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, që vazhdojnë të jenë cak i sulmeve të organizuara nga grupe personash të maskuar” – thuhet në reagim.

Ekipi i përbërë nga gazetarët Qëndresa Bellagoshi, Drin Demiri, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, janë sulmuar sot në fshatin Zupç. Gazetarja Bellagoshi dhe shoferi Sinani kanë marrë trajtim mjekësor, pasi që xhamat e veturës së thyer nga gurët i kanë goditur në fytyrë. Teksa, Demiri dhe Bejtullahu kanë shpëtuar pa lëndime.

Sipas AGK-së, për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Sulmohet ekipi i Klan Kosovës në Zubin Potok, lëndohet gazetarja dhe shoferi