Arkiv

Reagojnë 'Pishtarët', pasi KELKOS mirëpriti nismën për formimin e komisionit hetimor për Hidrocentrale

Organizata Joqeveritare ‘Pishtarët’ ka reaguar në Facebook pasi KLEKOS Energy ka mirëpritur nismën për krijimin e një komisioni hetimor për hidrocentralet.

Sipas Pishtarëve, kompania KELKOS nuk ka leje mjedisore për operimin e rrymës elektrike në hidrocentralet në Decan, gjë gjë sipas tyre e ka vërtetuar edhe Ministria e Mjedisit.

Gjithashtu, sipas organizatës edhe arsyet pse ata nuk i kanë plotesu kushtet për leje mjedisore, që perfshin edhe faktin se nuk kane bërë rehabilitim dhe nuk e kanë ndertuar bazenin akumulues në Zallë të Rupës, ashtu siç kanë  qenë të detyruar sipas marrëveshjes.

Organizata Pishtarët ka publikuar edhe një numër të e-maileve komunikuese në mes tyre dhe Ministrisë.

Shpresa Loshaj, përfaqësuese e Organizatës Joqeveritare ‘Pishtarët’ i ishte drejtuar me letër zyrës së kryeministrit dhe Ministrisë së Ambientit dhe Infrastrukturës në lidhje me licencat që Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ka lëshuar kompanisë ‘KELKOS Energy’ në lidhje me operimin e hidrocentraleve në Grykën e Deçanit.

Loshaj përmes letrës ka kërkuar llogari nga institucionet në lidhej me licencat dhe bazën se si janë lëshuar ato licenca.

Organizata ka akuzuar Zyrën e Rregullatorit se ka lëshuar licenca fiktive për prodhim të energjisë ndonëse kompania nuk është pajisur me leje mjedisore.

Gjithashtu, Loshaj përmes letrës ka shkruar se operatori ekonomik ‘KELKOS…’ prodhon energji pa ndërprerë që nga viti 2016.

Tutje Loshaj ka shkruar se ZRrE ka arsyetuar vendimet e lëshuara vazhdimisht, gjë që sipas saj, po e trasojnë rrugën për shkelje të reja në lidhje me degradimin e mëtejshëm të mjedisit.

Në anën tjetër, Kompania ‘Kelkos Energy’ përmes një komunikate për media ka thënë se e mirëpret krijimin e komisionit hetues parlamentar për hidrocentralet në Kosovë.

Ky komision është propozuar nga Haxhi Avdyli i LDK-së dhe ka marrë mbështetjen e 41 deputetëve të tjerë, ndërsa është si pikë në rend të ditës në seancën e 14 gushtit në Kuvend.

Publikimi i plotë i OJQ “Pishtarët”:

KELKOSI NUK KA LEJE MJEDISORE QE TE OPEROJE LIGJSHEM.
Pergjigje me fakte ndaj “mirepritjes” se Kelkosit per komisionin parlamentar hetues.

Ka shume kohe qe organizata te ndryshme, duke perfshi mediat, jemi duke e ngritur ne forume te ndryshme faktin se Kelkosi nuk eshte pajisur me Leje Mjedisore qe te prodhoj rryme legalisht. Leja Mjedisore nuk eshte veç nje cope leter por eshte deshmi qe pas ndertimit te hidrocentraleve kompania ne fjale i eshte permbajtur detyrimeve sipas kontrates. Pra, ka ndertu çka kane premtu qe do te ndertojne, e kane kthyer natyren ne gjendje te meparshme dhe nuk ka shkaktu deme ne natyre.
Pra fakti qe Kelkosi nuk ka Leje Mjedisore nuk eshte qe po ju mungon nje leter nga Ministria, por qe nuk ju kane permbajtur detyrimeve te tyre sipas kontrates dhe siç e dijme te gjithe, kane bere degradime masive qe nuk mund te rehabilitohen.

Fatkeqsisht, ende ka disa qe ose nuk besojne ose qellimisht nuk e pranojne kete fakt. Dhe derisa po e shkruaj kete postim, mora nje lajm se Kelkosi “ka mirepritur nismen e komisionit hetimor dhe kane thene qe koheve te fundit jane perhapur deklarata kunder tyre qe jane kontradiktore me faktet”. Nuk kemi paramendu se Kelkosi do te kete guximin qe publikisht te dale e te mundohet me na “qite hi syve”. Por tash qe paskan dale publikisht, edhe ne po pergjigjemi publikisht dhe me fakte.

Para disa diteve ne kemi kerkuar nga Ministria e Ambijentit qe te konfirmoje faktin se hidrocentralet e Kelkosit ne Deçan nuk kane Leje Mjedisore. Ju lutem shihni emailat tona me zyrtaret pergjegjes te Ministrise qe deshmojne kete fakt.

Ne njeren shkrese, ju e shihni edhe arsyet pse ata nuk i kane plotesu kushtet per leje mjedisore, qe perfshin edhe faktin se nuk kane bere asnje rehabilitim dhe nuk e kane ndertuar bazenin akumulues ne Zalle te Rupës, ashtu siç kane qene te detyruar sipas marreveshjes. Ministria e Mjedisit po pret kur te ndertohet bazeni, thuse gati eshte ne perfundim?! Por siç po shihet tash dhe nga indiferenca e Kelkosit ndaj demeve ne Zalle te Rupes, shtrohet pytja, a kane pase qellim te ndertojne bazen akumulues per Deçanin apo vetem te marrin zallin nga lumi? Shpresoime qe te dale ne shesh me kete komision hetues.

Kelkosi ka aplikuar per Leje Mjedisore ne Shtator 2019 dhe procesi i shqyrtimit te Lejes Mjedisore zgjate 90 dite. Mund te shtohen edhe disa dite te arsyeshme por aplikimi nuk mund te qendroje ne proces pa afat te caktuar, siç po qendron Kelkosi tash. Diçka qe eshte dashte te shqyrtohet mbrenda 3 muajve, per Kelkosin kalun gati nje vit dhe Ministria nuk e detyron Kelkosin qe te rehabilitoje demet ne Gryke te Deçanit dhe nuk i ndale ata te mos operojne kunderligjshem.
Ka vite qe shume organizata, duke perfshi mediat, jemi duke thene publikisht se Kelkosi nuk ka Leje Mjedisore por ata nuk paditen aske. Fakteve ju rrine larg.
Kjo eshte shkelja me e rende ligjore sepse pa kete Leje, Kelkosi nuk mund te licencohet nga ZRrE, dhe nuk mund te shes energjin ne KOSTT, por per ata nuk eshte problem. Ata po prodhojne rryme kunderligjshem, po na shesin ne qytetareve te Kosoves kete rryme me çmim shume me te larte se tjeret, dhe mbi te gjitha, edhe pse operojne kunderligjshem po marrin miliona Euro ne vit subvencione nga shteti i Kosoves.
Me te vertete eshte e pakapshme per trurin se si mund te ndodhe gjithe kjo. Por fatkeqsisht ka ndodhe dhe po vazhdon te ndodhe. Shpresojme qe deshmia qe Kelkosi nuk ka Leje Mjedisore do te sqaroj kete lemsh per te gjithe ata qe nuk kane dite dhe ata qe e kane mohuar, si KELKOSI me shoqni. Shpresojme se komisioni hetues parlamentar do te sjelle çdo fakt ne drite. Ne nuk do te ndalemi deri ne fund.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.