Reagimi i Qeverisë: Agim Veliu nuk do të paguhet shtesë për pozitën e koordinatorit

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm për të caktuar Agim Veliu koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.

Sipas Qeverisë, nga kjo detyrë, Agim Veliu nuk do të ketë as staf të ri e as pagesë shtesë.

“Ky emërim nuk nënkupton assesi se është krijuar një pozitë e re. Në detyrën e koordinatorit ai nuk do të ketë as staf të ri, as pagesë shtesë”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.

Agim Veliu emërohet Koordinator Nacional për Luftën Kundër Terrorizmit