Reagimi i kandidates së AAK-së e cila pas rinumërimit ia ‘zuri’ vendin Meliza Haradinaj - Stublla

Albana Bytyqi do të jetë deputetja e re në Kuvendin e Kosovës, pas rinumërimit të votave në disa vendvotime.

Ajo do të ‘zë vendin’ e Meliza Haradinaj- Stublla, në Kuvendin e Kosovës, pasi kjo e fundit pas numërimit të disa vendvotime mori më pak vota se Bytyqi.

Reagimi i plotë i saj:

Të nderuar qytetarë, të nderuara media,

Tash e tutje do të jem pjesë e Legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Si deputete e re nga radhët e Aleancës do të bëj maksimumin tim që të jap kontribut në mirëqenien e secilit qytetar!

Aleanca duhet të punojë shumë në vete për të gjetur rrugën e duhur drejt ndryshimit. Kjo sfidë bëhet më e lehtë me vendosshmërinë tonë dhe përkrahjen tuaj, prandaj faleminderit për besimin!

Falenderoj gjithashtu kryetarin z. Ramush Haradinaj për mbështetjen e dhënë! Ky privilegj më shton vullnetin dhe përgjegjësinë për angazhim më të fortë në interes të qytetarëve!

Jemi bashkë e na priftë e mbara!