Christian Heldt, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë. Foto: ZKM

Reagimi i Ambasadorit Gjerman, Christian Heldt pas gjuhës linçuese të Gani Kocit

Ish-zëvëndësministri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci, sot ka kërcënuar disa persona, duke përfshirë politikanë e gazetarë.

‘Gropa septike serbe’, i quajti disa përsonalitete në statusin e tij në Facebook.

Kërcënimi i tij ngjalli shumë reagime, në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe Ambasadori Gjermna në Kosovë, Christian Heldt dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Amabasadori Held kërcenimin e Kocit e ka krahasuar me Al Capone.

Gjithashtu ka thënë se përfaqësuesit politik kanë përgjegjësi për fjalimet e tyre.

“Faleminderit, kryeministër Avdullah që ngrite zërin kundër ofendimeve dhe kërcënimeve personale. Përfaqësuesit politik kanë një rol dukshëm më të caktuar dhe gjithashtu përgjegjësi në diskursin publik. Kopjet e stilit Al Capone me gjuhë që më kujtojnë të kaluarën e errët të vendit tim nuk mund të triumfojë”, ka shkruar ai.

Në fotografinë e publikuar nga Gani Koci me mbishkrim kërcënues shihen, kreu i LVV-së, Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ish- këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, Jusuf Buxhovi, ish-deputetja Drita Millaku, ish- Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, aktivisti Rron Gjinovci, deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, Drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, deputetja Fitore Pacolli dhe ish-deputeti, Ilir Deda.

Ndërkohë Policia e Kosovë ka konformuar për Koha.net se ka nisur hetime lidhur me rastin. 

Lidhur me kërcënimin e Gani Kocit dhe gjuhën e tij linçuese ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.