Reagim: Infermier Ali Osmani nuk ka vdekur si pasojë e COVID-19

Më 21 gusht KALLXO.com ka publikuar një artikull për vdekjen e pesë infermierëve dhe një laboranti si pasoj e COVID-19, mirëpo familjarët e infermierit Ali Osmani kanë reaguar në lidhje më këtë.

Sipas familjarëve Ali Osmani nuk ka vdekur nga infeksioni me coronavirus.

KALLXO.com informacionin për vdekjen e infermierit në fjalë e ka marrë nga Oda e Infermierëve të Kosovës. Në një komunikim zyrtar me kryetarin e kësaj Ode, Naser Rrustemajt emri i z.Osmanajt ishte përmendur si viktimë e Covid- 19.

Pas publikimit të informacionit familjarët kanë reaguar duke sqaruar se viktima nuk ka vdekur nga COVID-19.

Në anën tjetër KALLXO ka kërkuar sqarime nga Oda e Infermierëve mirëpo z. Rrustemaj është arsyetuar se është në pushim.

“Jam në pushim, nuk po ju dëgjoj”, tha Rrustemaj.

KALLXO.com deri në sqarimin e këtij keqkuptimi ka larguar infografikën e publikuar në rrjetet sociale.