Ratifikohet Marrëveshja Kornizë për Kredi, për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19

Me 82 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është ratifikikuar Marrëveshja Kornizë për Kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka kërkuar nga deputetët ta votojnë këtë marrëveshje pasi sipas saj ky financim do tu paraprijë investimeve të tjera që kanë për synim avancimin e e sektorit shëndetësor të cilin do ta realizojnë viteve në vazhdim së bashku me partnerët të cilët kanë ndihmuar në këtë sektor.

“Sipas nevojave të MSH lista e pajisjeve të reja do të bashkëfinancohet me Bankën Botërore përmes projektit emergjent Covid 19. Marrëveshja nuk përmbanë tarifë zotimi maksimumi janë dy këste përcaktohet përmes kërksës për disbursim”, tha Bajrami duke treguar se kjo marrëveshje nuk e rrezikon stabilitetin makrofiskal të vendit.

Hekuran Murati nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere tha se komisioni me shumicë votash i rekomandon Kuvendit miratimin e kësaj marrëveshje.

Në emër të LVV-së Murati tha se pajtohen se shumica e këtyre projekteve janë prioritet, por, sipas tij kanë përfundu me listë të projekteve të pa realizuara.

“Kërkojmë llogaridhënje për secilin projekt që ka ngecë në mënyrë që ne të marrim vendime të mirëinformuara”, tha Murati.

Shkëlzen Hajdini nga LDK tha se në kohën kur ballafaqohemi me Covid 19 LDK i jep mnbështetje të plotë projektligjit.

Edhe Kujtim Gashi nga PDK tha se kjo kredi do të shërrbej për ta financuar një pjesë të masave të mbështetjes sociale e ekonomike.

“Kjo marrëveshe do të financoj masën 6 për ku parashikohën shtesat mujore për ngarkesën në punë dhe punonjësit e vijës së parë të frontit që po e luftojnë Covid 19. Gjithashtu mbulon edhe masen 7 e cila parasheh shtesat dhe ngarkesat në punë për punonjësit e bizneseve që vazhduan furnizimin edhe me mallëra esenciale. GP I PDK-së do ta mbështes ratifikimin e kësaj marrëveshe.

Edhe Gazmend Abrashi nga AAK i ka dhënë mbështetje kësaj marrëveshje.