Rasti 'Subvencionet 2', aktakuzë ndaj 15 personave

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 15 të akuzuarve për rastin “Subvencionet II”.

Prokuroria njofton se aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve si persona zyrtarë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe përfitues të subvencioneve në mënyrë të kundërligjshme për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Të pandehurit L.S dhe B.M, dyshohen për veprën penale “Marrje ryshfeti”, të pandehurit S.SH dhe B.N, dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndërsa të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, D.D, R.Z, H.M, S.B, H.M, P.K, dyshohen për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

I pandehuri B.B, dyshohet për veprën penale “ushtrim i ndikimit”.

Ndërkaq, të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, R.Z, H.M, dyshohen për veprën penale “Mashtrim me subvencione”.

Rasti “Subvencionet” është në zhvillim që nga viti 2021, ku nën pranga të Policisë e nën hetim të Prokurorisë kanë rënë me dhjetëra të dyshuar, disa prej tyre edhe zyrtarë institucionesh.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar detaje të kësaj ngjarje duke treguar se si u keqpërdoren detyrat zyrtare e si u arrit të sekuestrohen me qindra mijëra euro në aksionet e zhvilluara nga isntitucionet kompetente.

Këto raportime mund t’i gjeni KËTU.