Substancat narkotike të konfiskuara nga Policia e Kosovës- Foto: Policia e Kosovës

Rasti për posedim droge e armëmbajtje pa leje në Pejë, Policia arreston të dyshuarin e dytë

Një person ishte arrestuar pasi i janë gjetur lëndë narkotike në veturën e cila më pas i është sekuestruar, ndërsa në shtëpinë e tij  ishte sekuestruar një armë e llojit AK-47 (kallashnikov).

Arrestimi ka ndodhur më 18 qershor në Pejë.

Hetimet kanë vazhduar dhe më 30 qershor është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit të dytë në Prishtinë, i cili gjendet në arrati.

Gjatë kontrollit janë gjetur tri  qese me narkotikë të llojit marihuanë në peshë 69.3 gram, një peshore digjitale dhe pasaporta.