Novak Gjokoviq. AP Photo/Mark Baker

Rasti Novak Gjokoviq, Australia i anulon vizën teniserit serb

Australia i ka revokuar vizën tenisit serb Novak Gjokoviq për të dytën herë radhazi, për të drejtën e tij për të qëndruar në Australi si i pavaksinuar.

Vendimi i Ministrit të Emigracionit Alex Hawke do të thotë se Gjokoviq tani përballet me dëbimin, shkruan sot BBC.

Megjithatë, 34-vjeçari serb e ka mundësinë e një sfidë tjetër ligjore për të qëndruar në Australi.

Gjokoviq kishte planifikuar të luante në Australian Open, turne ky që fillon të hënën.

Ky vendim do të thotë gjithashtu se Gjokoviq ka të ngjarë të përballet me një ndalim tre-vjeçar për marrjen e një vize të re australiane.

Viza e Gjokoviçit u hoq për herë të parë menjëherë pas arritjes së tij në Melburn më 6 janar, pasi zyrtarët e forcave kufitare australiane thanë se ai “dështoi të siguronte provat e duhura” për posedimin e një dokumenti që e përjashtonte atë nga vaksinimi.

Pati gjithashtu një reagim të madh nga disa australianë, të cilët kanë jetuar nën izolime të gjata dhe të ashpra si pasojë e Covid-19, se Gjokoviq ishte lejuar të hynte pavarësisht se ishte i pavaksinuar.

Ai u ndalua, kaloi orë të tëra në kontrollin e imigracionit në aeroport dhe më pas kaloi ditë të tëra në një hotel imigracioni. Ditë më vonë një gjykatës australian urdhëroi lirimin e tij, me arsyetimin se zyrtarët kufitarë e shpërfillën procedurën e duhur kur Gjokoviq arriti në Australi.

Mirëpo të premten në mbrëmje në Melburn, gjyqtari Hawke anuloi vizën e Gjokoviqit bazuar në autorizimet speciale sipas Aktit të Migracionit të Australisë.

Akti i lejon këtij gjyqtari ta deportojë këdo që ai e konsideron rrezik potencial për “shëndetin, sigurinë ose mbarëvajtjen e rendit të komunitetit australian”, megjithatë Gjokoviq mund ta apelojë ende këtë vendim.

Kjo vjen pasi Gjokoviq adresoi akuza se ai kishte bërë një deklaratë të rreme në formularin e tij të udhëtimit – ku thuhej se ai nuk kishte udhëtuar në 14 ditët para të arritjes së tij në Australi, kur në fakt ai kishte qenë në Spanjë.

Ai tha se gabimi ishte bërë nga agjenti i tij, duke e quajtur atë një “gabim njerëzor” dhe duke shtuar se “nuk ishte i qëllimshëm”.

Ai gjithashtu pranoi se kishte takuar një gazetar dhe kishte bërë një fotosesion pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.