Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Rasti në Fushë Kosovë - Burri dyshohet se e plagosi gruan, jetonin të ndarë

Një burrë dyshohet se ka plagosur gruan e tij mëngjesin e sotëm (06.08.2024) në Bresje të Fushë Kosovës.

Gruaja aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore, teksa burri është arrestuar si i dyshuar për këtë rast.

KALLXO.com mëson se të njëjtit janë burrë e grua, mirëpo nuk jetonin bashkë në të njëjtin vend.

Gjendja e gruas së plagosur aktualisht është stabile, e të njëjtës iu janë bërë ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

“Gjendja saj është stabile për momentin, janë kry të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Mirëpo, ende e kemi në observim e mandej vendosim për transferim në klinikë përkatëse” – tha Syla.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar.

Sipas Ahmetit hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Detaje nga Emergjenca e QKUK-ë për gjendjen e gruas së plagosur në Fushë Kosovë