Arkiv - Ndizen qirinj në nderim të Oliver Ivanoviqit - Foto: KALLXO.com

Rasti Ivanoviq - Prokuroria Speciale: Aktakuza e parë gjatë këtij muaji

Në janar të vitit të ardhshëm mbushen dy vite që nga vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Ai ishte vrarë para selisë së partisë së tij me katër plumba, e autori i vrasjes sot e asaj dite ende nuk është zbuluar.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka planifikuar që në muajin nëntor të ngris edhe aktakuzën e parë sa i takon këtij rasti.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, Prokurori special i cili po heton rastin, Sylë Hoxha.

“Po, unë kam planifikuar që gjatë muajit nëntor të ngris një aktakuzë, nëse mundem me punu dhe nëse nuk ka ndonjë ndërhyrje me punë të tjera më urgjente, kam planifikuar të ngris aktakuzë”, tha Hoxha për KALLXO.com.

Ai nuk pranoi të jap detaje në lidhje me personat e involvuar në aktakuzë apo provat të cilat është bazuar për ngritjen e aktakuzës.

“Jam duke analizuar provat, detajet, hetimet”, shtoi ai.

Kujtojmë se politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ka vdekur më 16 janar të vitit 2018.

Që nga ajo kohë, u arrestuan, zyrtarë policor për manipulime me prova, një zyrtare e cila kishte punuar te Oliver Ivanoviq, ndërsa është lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për Milan Radojiçiq e në anën tjetër po kërkohet nga Policia e Kosovës edhe komandanti i policisë në Veri, Zhelko Bojiq.

Vrasja e Ivanoviqit, edhe një rast në proceset e gjata nën hetime

Veprat për të cilat kërkohet Zhelko Bojiq, i dyshuar në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Gjykata vendos për policin e dyshuar se manipuloi prova të vrasjes së Ivanoviq

.