Rasti i fajdes në Gjakovë, konfiskohen 16 vetura

Pesë persona u arrestuan të martën, pasi dyshohen se në janar të këtij viti kanë kryer vepren penale të fajdes.

Sipas raportit policor, janë kontrolluar dhjetë lokacione të ndryshme.

Në cilësi të provave materiale, Policia ka njoftuar se kanë konfiskuar 16 vetura, 2 motoçikleta, 4 pistoleta, 95 fishekë, 12 telefona mobil, 8,758 euro para të gatshëm, 30,600 lekë të Republikës së Shqipërisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

KALLXO.com ka raportuar dje lidhur më këtë rast.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave që u arrestuan gjatë ditës së djeshme në këtë rajon për fajde.

Sipas Prokurorisë, dy persona të tjerë të dyshuar janë ende në arrati.

Sipas njoftimit të Prokurorisë kërkesa është bërë në Gjykatën e Gjakovës dhe pritet që gjatë ditës të mbahet seanca dëgjimore në lidhje me ketë kërkesë.

Prokuroria ka thënë se për këtë rast janë ndërmarr disa veprimeve hetimore për disa muaj dhe pas sigurimit të provave të nevojshme është realizuar edhe aksioni i Policisë së Kosovës, ku u tha se pjesë e aksionit kanë qenë rreth 90 zyrtarë policor.

 

Pesë persona të arrestuar për fajde në Gjakovë