Rasti i dyshuar për coronavirus nga Vushtrria del negativ

Rasti i dyshuar për coronavirus në komunën e Vushtrrisë ka rezultuar negativ.

Kështu ka bërë të ditur vetë Komuna në një njoftim zyrtar.

“Lajm i mirë, rasti i dyshuar për Coronavirus nga Vushtrria rezulton negativ”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditë së sotme një rast i dyshuar me coronavirus nga komuna e Vushtrrisë është dërguar për testim në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Në Kosovë aktualisht janë 15 raste të coronavirusit. Rastet e identifikuara me coronavirus vijnë nga qytetet: Vitia, Klina, Podujeva, Prizreni, Obiliqi.

Një rast i dyshuar me coronavirus në Vushtrri