Ilustrim - Foto: KALLXO.com bastisjet nga policia ne rastin Brezovica

Rasti 'Brezovica', sekuestrohen armë, vetura e para

Tetë auto sallone, 21 shtëpi dhe disa lokale përcjellëse janë bastisur sot nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin “Brezovica”.

Prokurori, Rasim Maloku ka dhënë detaje ekskluzive në lidhje me bastisjen e 31 lokacioneve sot në tri qytete të ndryshme në kuadër të hetimeve për rastin “Brezovica”.

Ai tha se kanë gjetur dhe sekuestruar armë, para vetura dhe gjësende të tjera të dyshuara. Prokurori Maloku the se gjithsej janë bastisur 21 shtëpi, 8 auto sallone dhe dy ndërmarrje nën dyshimet për fajde.

“Aksioni i cili rrjedh si degë e aksionit “Brezovica” sot nga mëngjesi janë duke u bastisur 31 lokacione, 21 shtëpi, 8 auto sallone dhe 2 ndërmarrje nën dyshimet për fajde. Deri më tani janë gjetur dhe sekuestruar armë, para, vetura e sende tjera të dyshuara”- tha Maloku.

Aksioni është duke u zhvilluar në Vushtrri, Ferizaj, Lipjan dhe Prishtinë.

Dosja Brezovica deri më tani ka dërguar në burg mbi 30 persona, përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë, përgjegjës për ndërtimin e mbi 500 vilave dhe hoteleve në zonën e mbrojtura të maleve të Sharrit.

Dosja ngre dyshime për një aferë ku besohet të jenë kërkuar mbi 20 milionë euro mito nga zyrtarë e kompani të ndryshme të ndërtimit.

Raportimet e KALLXO.com mund t’i lexoni në këtë LINK.