Rasti 'Brezovica', dy zyrtarë të MMPH-së dyshohen se me ish-Sekretarin Arben Çitaku morën 80 mijë euro ryshfet

Zijadin Geci e Arbër Xani janë dy nga tetë të arrestuarit gjatë ditës së djeshme në vazhdën e aksionit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt për rastin e njohur “Brezovica”.

Dosja e Prokurorisë flet për shuma të mëdha parash që janë dhënë për të marrë e dhënë leje ndërtimore e mjedisore për të kryer ndërtime në Brezovicë.

Sipas dosjes, Gashi e Xani si persona zyrtar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëkryerje dyshohet se kanë ndihmuar ish- Sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Arben Çitakun për të marrë para ryshfet për të lëshuar më pas pëlqime mjedisore dhe uojre në Parkun Kombëtar “Sharri” në zonën e Brezovicës.

Dosja flet për 80 mijë euro të cilat dyshohet se i kanë marrë ryshfet Gashi, Xani e Çitaku nga disa kompani.

70 mijë euro sipas dosjes hetimore të Prokurorisë dyshohet se janë marrë nga tre të lartëpërmendurit nga të pandehurit Gentjan Sula, Rijad Hasani dhe Blerim Imeri, ndërsa 10 mijë euro nga Sabit Geci, të cilat ia kanë dhënë të pandehurit Arben Çitaku me qëllim që të lëshoj pëlqimin ujor për ndërtimin e urës mbi lumin “Murzhica” e cila lidh kompleksin e vikend-shtëpizave të “Stella Consulting” me rrugën publike , pëlqimin ujor për ndërtimin e urës mbi lumin “Murzhica” e cila lidh kompleksin e vikend-shtëpizave të Lagjes “D” me pronar Rijad Hasani dhe Lagjen “B” me pronar Blerim Imeri me rrugën publike, si dhe pëlqimin mjedisor për kompleksin e vikend-shtëpizave të “Stella Consulting” me pronar Gentjan Sula dhe pëlqimin mjedisor për kompleksin  vikend –shtëpize të Lagjes “D” me pronar Rijad Hasani, pëlqimin mjedisor për objektin hotelier “Kaona Hotel” me pronar Sanije Geci.

Lejet e lëshuara për këto kompani sipas Prokurorisë ishin bërë në kundërshtim me Ligjin për  Ujërat e Kosovës, Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës.

Me këto veprime Zijadin Geci, Arbër Xani dyshohet se kanë kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit si dhe të ushtrimit të ndikimit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar aksionin e tretë me radhë për rastin “Brezovica”.

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar tetë persona të dyshuar për ndërtime në zonën e Parkut Kombëtar “Sharri” në Brezovicë.

Tutje dosja e prokurorisë përmend edhe shuma të tjera parash që janë dhënë për të lëshuar leje ujore e mjedisore për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit.

Në dosje përmenden edhe para që janë dhënë për ish- kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq.

Pasuria e ish-sekretarit Arben Çitaku që u arrestua sot nën dyshimin për korrupsion