
Ilustrim - Foto: KALLXO.com bastisjet nga policia ne rastin Brezovica
Rasti 'Brezovica', bastisje në disa autosallone, shtëpi e lokale
Një aksion policor në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, është duke u realizuar sot në disa qytete të Kosovës.
Prokuroria e Ferizajt ka njoftuar se janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme.
Aksioni është duke u realizuar në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Lipjanit.
“Sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrisë dhe Lipjanit, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi”, “Detyrimi””- thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka thënë se në ndërkohë do e informoj publikun lidhur me këtë aksion.
Dosja Brezovica deri më tani ka dërguar në burg mbi 30 persona, përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë, përgjegjës për ndërtimin e mbi 500 vilave dhe hoteleve në zonën e mbrojtura të maleve të Sharrit.
Dosja ngre dyshime për një aferë ku besohet të jenë kërkuar mbi 20 milionë euro mito nga zyrtarë e kompani të ndryshme të ndërtimit.
Raportimet e KALLXO.com mund t’i lexoni në këtë LINK.