Rastet pozitive me COVID-19 nga 3,788 mostrat e testuara

494 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Nga raporti ditor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëhet e ditur se 1,009 persona janë shëruar nga infeksioni përderisa 12 persona të tjerë kanë vdekur si pasojë SARS-CoV-2.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 151 raste, Gjakovë 42 raste, Gjilan 30 raste, Pejë 23 raste, Vushtrri 23 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 22 raste, Ferizaj 21 raste, Malishevë 17 raste, Deçan 15 raste, Viti 14 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Podujevë 11 raste, Kaçanik 10 raste, Klinë 9 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Junik 4 raste dhe me nga dy raste komunat Graçanicë, Lipjan dhe Rahovec”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në Kosovë janë 13,236 raste aktive me coronavirus.

IKShPK bën apel tek qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID.

Numri total i rasteve pozitive është 98.835 raste nga 482.413 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.008 raste të vdekjes.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.
Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.