CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rastet pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

4,082 mostra janë marr në terren nga Shërbimi Spitalor Klinik Uninversitar i Kosovës si dhe në laboratorët publik dhe privat, prej tyre 489 kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin ditor ka bërë të ditur se 745 persona të tjerë janë shëruar nga infeksioni COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 745 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 78.702 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.020.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 246 raste, Mitrovicë 26 raste, Kamenicë 24 raste, Ferizaj 23 raste, Pejë 22 raste, Gjilan 17 raste, Drenas 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Skenderaj 15 raste, Gjakovë 14 raste, Lipjan 12 raste, Obiliq 11 raste, Shtime 9 raste, Prizren 8 raste, Malishevë 6 raste, Podujevë 6 raste, Kaçanik 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Rahovec dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 94,656 raste nga 451,922 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,934 raste të vdekjes.