Rastet me COVID-19 po rriten më shpejt se kurrë në të gjithë botën

Rastet me COVID-19  po rriten më shpejt se kurrë në të gjithë botën, me një normë prej më shumë se 100 mijë të infektuar në ditë,  shkruan CNN.

Në prill, rastet e reja asnjëherë nuk arritën në 100 mijë brenda një dite, por që nga 21 maji, në pesë ditë kanë qenë vetëm më pak se 100,000, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Rastet e raportuara së fundmi arritën në 130 mijë e 400 me 3 qershor.

Rritja e normave të rasteve mund të shpjegohet pjesërisht me rritjen e aftësisë së testimit, por ende nuk ka prova të mjaftueshme për të një numër të  saktë në shumë vende.

Epidemitë e kombeve të ndryshme kanë ndjekur trajektore të ndryshme. Numri i rasteve të reja është ngadalësuar në shumë prej vendeve që u goditën rëndë më herët në pandemi, përfshirë Kinë, ShBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Spanjën dhe Francën.

Sipas një analize të CNN në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins,  në shumë vende, veçanërisht në Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, shkalla e të infektuarve po rritet.

Në Libi, Irak, Ugandë, Mozambik dhe Haiti, të dhënat tregojnë se numri i rasteve po dyfishohet çdo javë. Ndërsa në Brazil, Indi, Kili, Kolumbi dhe Afrikë të Jugut, rastet po dyfishohen çdo dy javë.

“Amerika vazhdon të përbëjë shumicën e rasteve. Për disa javë, numri i rasteve të raportuara çdo ditë në Amerikë ka qenë më shumë sesa pjesa tjetër e botës së bashku”, tha të mërkurën Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH-së i Programit të Emergjencave Shëndetësore, tha se ai nuk mendonte se Amerika Qendrore dhe Jugore kishin arritur ne ë kulmin  përhapjes.

Globalishtt, numri i vdekjeve është në rritje në Amerikën e Jugut dhe Karaibe.

Brazili regjistroi më shumë se 30 mijë raste të reja të enjten, duke rritur numrin në gati 615 mijë raste në total. Ndërsa numri i vdekjeve të reja ka arritur në 1 mijë e 473, në total me vdekjet 34 mijë.

Në  ShBA janë raportuar  1.9 milion raste dhe 108.211 vdekje. Në kulmin e saj, ShBA ka një rritje në më shumë se 30 mijë raste të reja në ditë.  Që nga e premtja janë regjistruar rreth 21,000 raste lajmesh dhe 942 vdekje ditore në ditë, që qëndron mbi një mesatare shtatë ditore.

Një numër vendesh si Koreja e Jugut, Gjermania dhe Kina kanë pasur raste të reja infeksionesh pasi kufizimet e lëvizjse u lehtësuan, duke ngritur frikën e një vale të dytë të përhapjes.

Autoritetet në 214 vende kanë raportuar rreth 6.6 milion raste me  COVID-19 dhe 391 mijë  vdekje që kur Kina raportoi rastet e saj të para në dhjetor.