Shkolla Fillore "Pjeter Bogdani", Prishtine, Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Rastet me COVID-19 në shkollat e Prishtinës

Që nga fillimi i vitit të ri shkollor në Komunën e Prishtinës me COVID-19 janë infektuar mbi 45 mësimdhënës dhe mbi 85 nxënës.

Deri më tani në këtë komunë 12 shkolla janë duke zhvilluar mësimin nga shtëpia, sipas skenarit C.

“Procesi edukativo arsimor sipas planit A, është duke u zhvilluar në 35 shkolla fillore dhe të mesme të ulta dhe 6 shkolla të mesme të larta.”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit për KALLXO.com

Mësimi për vitin shkollor 2020-2021 ka filluar më 14 shtator.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, në kohë pandemie, Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme.