Foto: REL

Rastet e vdekjeve të të prekurve nga COVID-19 në 24 orëve të fundit

12 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (83, 79, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (65, 64 vjeç), Podujevë 2 raste (76, 65 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Skenderaj 1 rast (88 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 96,212 raste nga 462,166 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,960 raste të vdekjes.

Aktualisht në Kosovë janë 14,120 raste aktive me SARS-CoV-2.