Rastet e reja sot, Prishtina vazhon të jetë komuna më e prekur me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 365 mostra të marra nga Klinika Infektive, 183 kanë dalë pozitiv me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive 3,886 raste nga 26,039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sipas njoftimit të IKShPK-së, rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.

Ndërsa sot janë shëruar edhe 57 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2,003 raste, kurse raste aktive 1,801.

Dalin rezultatet e 365 mostrave, gjendje e rënduar edhe sonte