Rastet e reja sot me COVID-19, këto janë komunat e prekura

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga 225 mostra të marra sot nga Klinika Infektive, 73 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, duke e rritur numrin e të infektuarve në total në 3,064 raste.

Sipas këtij njoftimi, rastet pozitive të konfirmuara janë nga: : komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë.

Po ashtu, IKShPK-ja ka njoftuar se sot janë shëruar edhe 63 pacientë, duke e rritur në total numrin e të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë në 1,707 raste, ndërsa 1,302 janë taste aktive.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Rezultatet e 225 mostrave për COVID-19 të testuara sot