COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rastet e reja me COVID-19 nga 4,742 mostra

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës brenda 24 orëve ka testuar 4,742 mostra në laboratorin e Mikorbiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të shëndetësisë Publike si dhe në laboratorët publik dhe privat, prej tyre 685 kanë rezutluar pozitive me coronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tutje ka njoftuar se 788 persona janë shpallur të shëruar nga infeksioni përderisa 14 të tjerë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Gjilan 70 raste, Gjakovë 46 raste, Pejë 41 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 35 raste, Ferizaj 31 raste, Skenderaj 31 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Podujevë 26 raste, Lipjan 19 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Deçan 13 raste, Istog 11 raste, Kaçanik 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 8 raste, Klinë 8 raste, Malishevë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Suharekë 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Shtime 5 raste, Rahovec 4 raste dhe Dragash 2 raste”, bën të ditur IKShPK.

Instituti apelon tek qytetarët që të respektohne masat anti-COVID.

Coronavirusi është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit 2019.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

Vaksinimi, dobia dhe reaksionet e mundshme të ‘AstraZeneca’