Rastet e reja me COVID-19 nga 3,090 mostrat e testuara

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT (Rapid Antigen Test), janë testuar gjithsej 3,090 mostra prej tyre 442 kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 86 raste, Vushtrri 81 raste, Skenderaj 31 raste, Ferizaj 29 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Pejë 21 raste, Leposaviq 19 raste, Lipjan 17 raste, Klinë 16 raste, Gjilan 15 raste, Prizren 15 raste, Gjakovë 14 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Mitrovicë 7 raste, Drenas 6 raste, Podujevë 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Rahovec 1 rast”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Institutit po ashtu njofton se 957 persona janë shëruar nga infeksioni ndërsa 14 persona të tjerë kanë vdekur me COVId-19 gjatë 24 orëve.

Aktualisht në Kosovë janë 11,756 raste aktive me coronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 102,236 raste nga 505,249 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,100 raste të vdekjes.

IKShPK apelon tek qytetarët të respektojnë masat anti- COVID.

COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit 2019.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.